Tuesday, January 13, 2026
spot_img
HomeLajmeReshjet shembin urën në Ropicë të Vushtrrisë, banorëve iu vështirësohet qarkullimi

Reshjet shembin urën në Ropicë të Vushtrrisë, banorëve iu vështirësohet qarkullimi

Banorët e fshatit Ropicë të Vushtrrisë po përballen me disa probleme serioz.

Një banor ka thënë për Klankosova.tv, se si pasojë e reshjeve të mëdha të ditëve të fundit, ura e fshatit është rrënuar plotësisht, duke i bllokuar të gjithë dhe duke e bërë të pamundur qarkullimin normal.

Ai shtoi se situata bëhet edhe më e rrezikshme sepse shtylla elektrike ndodhet shumë afër lumit dhe vazhdon të rrezikohet nga shembja.

“Po ashtu, është dëmtuar edhe gypi i ujësjellësit, dhe tashmë jemi pa ujë të pijshëm për më shumë se një javë”, tha i njëjti, duke vënë në pah edhe një telash të banorëve të Ropicës.

Sipas tij, banorët janë të detyruar të përdorin një rrugë private për të dalë nga fshati, e cila quhet rruga “Vehbi Surdulli” dhe sipas tij, ndodhet në gjendje shumë të keqe.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT