Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë shkaktuar shembjen e rrethojave të varrezave në fshatin Samadrexhë të Komunës së Vushtrrisë.
Një banor nga ky fshat në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, tha se në mesin e atyre varrezave ndodhet edhe varri i Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, polici që ra në krye të detyrës.
I njëjti deklaroi se ekziston rreziku që disa varre, për shkak të rrëshqitjes së dheut, të bien në rrugë nëse nuk ndërhyhet me urgjencë./Klankosova.tv


