Për shkak të reshjeve të shiut dhe grumbullimit të ujit në segmentin e rrugës Ferizaj-Gjilan, pikërisht në fshatin Sojevë është bllokuar rruga.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli në emisionin “Fol me Arin” tha se lidhur me bllokimin e rrugës janë njoftuar autoritetet, Ministria e Infrastrukturës të cilët sipas tij, e kanë dërguar një kompani që është për mirëmbajtjen e rrugës, çka dhe ka shkaktuar ndërprerjen e qarkullimit në këtë segment, transmeton Klankosova.tv.
“Deri në këto momente rruga është e bllokuar. Ne do të ju njoftojmë sapo të lirohet e njëjta”, tha ai.


