Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica është deklaruar për problemet emergjente pas reshjeve të borës në kryeqytet.
Në emisionin “Fol me Arin”, Fushtica tha se të ekipet e nevojshme emergjente kanë dalë në terren, dhe po kryejnë punën e tyre, transmeton Klankosova.tv.
“Ne të hënën e kemi bërë njoftimin, pasi kemi marrë informata nga Instituti Hidrometeorologjik për këtë gjendje, dhe i kemi angazhuar të gjitha ekipet emergjente të nevojshme. Prej mbrëmë jemi në terren duke punuar. Deri më tanin kemi disa raste në kryeqytet, shumica e rasteve të paraqitura janë drunj, të cilët për shkak të peshës së borës dhe lagështisë, kanë rënë. Kemi intervenuar pesë raste në kryeqytet, dhe jemi te baza e KFOR-it ku janë rrëzuar dy drunj. Kemi probleme në fshatrat malore të kryeqytetit, të cilat kanë sasi të madhe të borës, por për fat të mirë asnjë rrugë nuk është e bllokuar”, u shpreh Fushtica.
Tutje, Fushtica thotë se në rast se qytetarët hasin në probleme të tilla, të kontaktojnë në numrin 0800-122-33.
The post Reshjet befasuese të borës, kjo është gjendja në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.