E diel, 6 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/reqica-ndjehem-i-sigurt-e-besova-nga-fillimi-se-alarmi-per-bombe-ishte-i-rrejshem5/Reqica: Ndjehem i sigurt, e besova nga fillimi se alarmi për bombë...

https://klankosova.tv/reqica-ndjehem-i-sigurt-e-besova-nga-fillimi-se-alarmi-per-bombe-ishte-i-rrejshem5/Reqica: Ndjehem i sigurt, e besova nga fillimi se alarmi për bombë ishte i rrejshëm – Klan Kosova

Deputeti i PDK-së, Elmi Reqica, tha se ndjehet i sigurt për pjesëmarrje në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, e cila është shtyrë për orën 20:00, për shkak të një alarmi për bombë që pati paraditen e sotme.

Në një paraqitje për Klan Kosovën, ai ka deklaruar se besoi që nga fillimi se alarmi ishte i rrejshëm.

“Unë ndihem i sigurt, sepse kam besuar dhe besoj se ka qenë alarm i rrejshëm. Këtu mund të futet gjithkush mund t’i keqpërdor situatat e tilla, mund të ketë edhe të tjerë që nuk ia duan të mirën Kosovës, mund të ketë edhe të revoltuar mund të ketë faktikisht edhe projekte të tjera të ndryshme, mirëpo është e rëndës, nuk ka asgjë më të rëndë se sa të të evakuojnë nga seanca plenare se ka bombë”, ka thënë Reqica. /Klankosova.tv

The post Reqica: Ndjehem i sigurt, e besova nga fillimi se alarmi për bombë ishte i rrejshëm appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT