Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka publikuar statistikat e arsimit për vitin shkollor 2024/2025, ku vërehet një tendencë në rritje e interesimit për arsimin privat, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët për vitin shkollor 2024/2025 ishte 208.515, prej të cilëve 199.190 (95,5%) ishin të regjistruar në sektorin publik, ndërsa 9.325 (4,5%) në atë privat.
Krahasuar me vitin shkollor 2023/2024, kur kishte gjithsej 215.431 nxënës (206.941 në sektorin publik dhe 8.490 në privat), statistikat tregojnë një rënie të përgjithshme të numrit të nxënësve në sistemin publik dhe një rritje të lehtë në sektorin privat.
“Nga kjo mund të shohim se sektori publik ka një rënie të numrit të përgjithshëm, kurse sektori privat ka një rritje të lehtë të numrit të nxënësve krahasuar me vitin 2023/2024”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);