E martë, 13 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeRënie alarmante për Kosovën në Indeksin e Lirisë së Shtypit, AGK: Reflektim...

Rënie alarmante për Kosovën në Indeksin e Lirisë së Shtypit, AGK: Reflektim i politikës armiqësore ndaj mediave nga Qeveria e VV-së

Kosova ka shënuar një rënie shqetësuese në Indeksin Vjetor të Lirisë së Shtypit të publikuar nga organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufij.

Siç njofton Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), Kosova ka rënë nga pozita e 75-të në të 99-tën, nga gjithsej 180 shtete, duke regjistruar kështu një përkeqësimeve të lirisë mediale në rajon.

AGK këtë rënie e ka lidhur direkt me politikat e Qeverisë në detyrë.

“Si reflektim të një politike të vazhdueshme aktive armiqësore ndaj mediave, në dy vitet e fundit nga Qeveria e udhëhequr nga partia politike, Vetëvendosje”.

Në reagimin e tyre, AGK shprehet se presioni ndaj gazetarëve është bërë i përditshëm.

“Raporti vë në pah se gazetarët në Kosovë janë shënjestër e vazhdueshme e sulmeve politike dhe quhen pa të drejtë ‘bashkëpunëtorë të armikut’.

AGK thekson se kjo është renditja më e ulët për Kosovën në një dekadë, që prej vitit 2015, dhe e cilëson situatën si alarmante për të ardhmen e gazetarisë së lirë në vend.

Në fund, AGK bën thirrje për veprim urgjent institucional, duke kërkuar përfshirje të të gjithë akterëve për hartimin e një ligji të ri për KPM-në, me qëllim të kthimit të vendit drejt standardeve demokratike dhe përmirësimit të kësaj “renditjeje katastrofale”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT