Renditja e Topit të Artë: Pas Dembeles vjen Yamal – befasojnë pozitat e Salah dhe Mbappe

Renditja e Topit të Artë: Pas Dembeles vjen Yamal - befasojnë pozitat e Salah dhe Mbappe

Ceremonia e Topit të Artë 2025 në Paris solli një renditje spektakolare të dhjetë lojtarëve më të mirë në botë, ku shkëlqeu ylli i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele, i cili u kurorëzua me çmimin më prestigjioz individual në futboll.

Dembele, me sezonin e tij historik te PSG-ja dhe triumfin në Ligën e Kampionëve, la pas në garë supertalente si Lamine Yamal i Barcelonës, i renditur i dyti, dhe mesfushorin e shkëlqyer Vitinha, që plotësoi podiumin.


Në vendin e katërt u pozicionua legjenda egjiptiane e Liverpoolit, Mohamed Salah, ndërsa pas tij, surpriza e edicionit, Raphinha i Barcelonës, që arriti deri në vendin e pestë.

Pesëshja vijon me Achraf Hakimi (PSG) dhe Kylian Mbappé (Real Madrid), që këtë vit u renditën respektivisht të gjashti dhe i shtati.

Risia e madhe ishte prania e Cole Palmer të Chelseat, që me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme në Ligën Premier u ngjit në vendin e tetë, ndërsa Gianluigi Donnarumma, fituesi i Trofeut Yashin, u rendit i nënti.

Top 10-shen e kompletoi Nuno Mendes, një tjetër përfaqësues i PSG-së.

Renditja e përgjithshme për Topin e Artë

10: Nuno Mendes (PSG)

9: Gianluigi Donnarumma (Manchester City, ish-PSG)

8: Cole Palmer (Chelsea)

7: Kylian Mbappé (Real Madrid)

6: Achraf Hakimi (PSG)

5: Raphinha (FC Barcelona)

4: Mohamed Salah (Liverpool)

3: Vitinha (PSG)

2: Lamine Yamal (Barcelona)

1: Osumane Dembele (PSG)

Kjo renditje jo vetëm që kurorëzoi Dembelen si mbretin e futbollit për vitin 2025, por gjithashtu nxori në pah gjeneratën e re të talenteve që po marrin gjithnjë e më shumë skenën botërore. /Telegrafi/