Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka kritikuar qeverinë aktuale në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti.
Mustafa tha se manovrat në politikë janë fund i pashmangshëm.
“Remi”, tha se “ne kemi nevojë për politikë të pastër, që ndërton raporte normale me popullin dhe me miqtë tanë, jo për manovra që i kthejnë ato raporte në eksperimente të pa dobishme”.
“Manovrat politike, edhe kur vishen me fjalë të bukura, janë të destinuara të dështojnë. Ballkani i ka parë të gjitha format e tyre nga manipulimet e brendshme, deri tek tentimet për të mashtruar edhe miqtë strategjikë që na kanë ndihmuar të fitojmë lirinë”, tha ai.
The post Remi: Kemi nevojë për politikë të pastër që ndërton raporte normale me popullin dhe miqtë appeared first on Klan Kosova.