E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/rekrutet-e-rinj-te-policise-trajnohen-per-menaxhimin-e-turmave-te-dhunshme/Rekrutët e rinj të Policisë trajnohen për menaxhimin e turmave të dhunshme...

https://klankosova.tv/rekrutet-e-rinj-te-policise-trajnohen-per-menaxhimin-e-turmave-te-dhunshme/Rekrutët e rinj të Policisë trajnohen për menaxhimin e turmave të dhunshme – Klan Kosova

Rekrutët e rinj të Policisë së Kosovës, që janë pjesë e procesit të Trajnimit Bazik për Drejtorinë e Njësive Speciale Operative gjatë ditë së premte në kampin “Vrella” zhvilluan një demonstrim profesional të aftësive, teknikave dhe taktikave për menaxhimin e turmave të dhunshme.

Demonstrimi u mbikëqyr nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Drejtori i Departamentit të Njësive Special,  Mentor Shabani dhe menaxhmenti i lartë i DINJSO, transmeton Klankosova.tv.

Sipas një njoftimi nga ana e policisë, Hoxha iu drejtua rekrutëve me një fjalim, duke i përgëzuar për angazhimin dhe disiplinën e treguar gjatë këtij segmenti të trajnimit.

“Drejtori Hoxha, gjithashtu falënderoi instruktorët për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur në përcjelljen e njohurive dhe përvojave tek rekrutët, duke theksuar rolin e tyre kyç në ngritjen e kapaciteteve të Njësive Speciale”, thuhet tutje në njoftim.

Bëhet e ditur se Trajnimi Bazik i rekrutëve të rinj për DNJSO është në vazhdim dhe do të përfshijë module të ndryshme taktike, fizike, psikologjike dhe operacionale, në përputhje me standardet më të larta profesionale dhe misionin e njësive speciale brenda Policisë së Kosovës.

The post Rekrutët e rinj të Policisë trajnohen për menaxhimin e turmave të dhunshme appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT