Rekord vizitorësh në vendet kulturore dhe historike në Shqipëri – Rama publikon shifrat

Rekord vizitorësh në vendet kulturore dhe historike në Shqipëri – Rama publikon shifrat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri të ditur se janë shënuar rekord vizitorësh në destinacionet kulturore dhe historike, ku nga janari deri në shtator janë numëruar gjithsej 1,259,774 vizitorë, një rritje me 57% krahasuar me një vit më parë.

Rama këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ku ndër të tjera ka treguar edhe cilat vende janë më të vizituarat.


“Sitet më të vizituara: Parku Arkeologjik Butrint – 257,670 vizitorë, Kalaja e Gjirokastrës – 253,407 vizitorë, Parku Arkeologjik Shkodër – 150,927 vizitorë, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – 147,178 vizitorë, Parku Arkeologjik i Apolonisë – 109,669 vizitorë”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/