Paris Saint-Germain ka shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e futbollit francez. Të udhëhequr nga trajneri Luis Enrique, kampionët e Francës kanë arritur një rekord të ri historik, duke shënuar 39 ndeshje radhazi pa humbje jashtë fushe në kampionatin francez, Ligue 1.
Ky sukses e lë pas edhe rekordin e mëparshëm të Milanit të vitit 1993, që kishte arritur 38 ndeshje të paprekura në transfertë në Serie A.
Ecuria mbresëlënëse e parizienëve ka nisur që prej 11 shkurtit 2023, dita kur për herë të fundit PSG u mposht larg “Parc des Princes”.
Që atëherë, skuadra ka treguar konstancë, disiplinë dhe pjekuri të madhe, duke u bërë një makinë e vërtetë rezultatesh edhe në fushat më të vështira, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një sezon ku tashmë e kanë siguruar titullin kampion, parizienët po synojnë të kompletojnë një vit të jashtëzakonshëm me të gjithë trofetë në dispozicion – dhe ky rekord është vetëm një tjetër dëshmi e forcës së tyre aktuale.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);