Rekomandohet suspendimi i një polici, tejkaloi autorizimet gjatë arrestimit të një personi në Kaçanik

https://klankosova.tv/keta-jane-nenkoloneli-dhe-kapiteni-policor-te-suspenduar-ne-peje/Këta janë nënkoloneli dhe kapiteni policor të suspenduar në Pejë - Klan Kosova

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës, kanë rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor, i cili kishte tejkaluar autorizimet policore gjatë arrestimit të një të dyshuari pas një incidenti në Kaçanik.

Hetuesit e IPK-së kanë dale në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast pasi që dyshohet se gjatë arrestimit të një të dyshuari ka tejkalime të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor.

The post Rekomandohet suspendimi i një polici, tejkaloi autorizimet gjatë arrestimit të një personi në Kaçanik appeared first on Klan Kosova.