Pas shumë vitesh në gjendje të rënduar, rruga “Avdullah Presheva” në lagjen Dheu i Bardhë të Gjilanit është duke u rehabilituar tërësisht.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimin dhe zyrtarë të tjerë, inspektuan nga afër punimet për asfaltimin e kësaj rruge.
“Pas shumë vitesh në gjendje të rënduar, kjo rrugë e rëndësishme e qytetit është duke u rehabilituar tërësisht. Rruga ‘Avdullah Presheva’ po merr pamjen që e meriton”, tha kryetari Hyseni.
Ai shtoi se ky projekt është pjesë e një kontrate 3.3 milionëshe, e mbështetur nga Qeveria e Kosovës, në kuadër të së cilës po realizohen gjashtë projekte infrastrukturore në qytet.