Refuzoi ta ngiste veturën e prishur, shefi e largoi nga puna (VIDEO)

Refuzoi ta ngiste veturën e prishur, shefi e largoi nga puna (VIDEO)

Mesdita do duhej ta gjente në orar të punës.

Mirëpo, Arben Kurtaj vendosi t’ia qajë hallin ekipit të emisionit “Kiks Kosova”. Hall ky që e ka kapluar qysh nga korriku.

Këmba e tij, që nga 11 korriku nuk ka shkelur në ambientin e tij të punës në Goruzhdec të Pejës, ku punonte si mirëmbajtës i pajisjeve për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “ Hidrodrini”.

Jo nga dëshira e tij, por nga vendimet e padrejta të kryeshefit të Ndërmarrjes, si dhe për hakmarrje, thotë Kurtaj.

Ky veprim, vetëm i nxori telashe, Arbeni kishte dalë para komisionit disiplinor të Ndërnarrjes, ku për një muaj i ishte zbritur paga për 20%.

Ndëshkimi siç thotë Arbeni ndaj tij nga ana e kryeshefit vazhdoi. Sa ishte në pushim ai pranoi një email, ku njoftohej për degradim të vendit të punës.

“Lufta mes punëtorit dhe kryeshefit” nuk mbeti me kaq. Arbeni thotë se për këto padarejtësi që i janë bërë ka dërguar ankesë në Inspektorat të Punës.

Kjo situatë, ia ka rënduar shumë shëndetin mendor, për cka u detyrua të marr pushim mjekësor.

Që nga korriku, Arbeni ka mbetur pa të ardhura financiare, ndonëse, Inspektorati Punës i kishte gjetur shkeljet e Ndërmarrjës, ai nuk është lejuar të kthehet në vendin e punës nga menaxhmenti.

The post Refuzoi ta ngiste veturën e prishur, shefi e largoi nga puna (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.