E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeRefuzohen afro 5 mijë pako me fletvotime nga jashtë, numërimi fillon pas...

Refuzohen afro 5 mijë pako me fletvotime nga jashtë, numërimi fillon pas skanimit të listave të votuesve të rregulltSinjali

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur skanimin e listave të votuesve të rregullt në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), një hap i nevojshëm për të siguruar që nuk ka votim të dyfishtë.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, pas përfundimit të këtij procesi, do të nisë numërimi i votave me kusht, të diasporës dhe të personave me nevoja të veçanta.

“Të shtunën, në QNR ka filluar skanimi i listës së votuesve nga 2,533 vendvotimet e rregullta në të cilën nënshkruhen votuesit që marrin pjesë në votim. Skanimi i listës së votuesve të vendvotimeve të rregullta është i domosdoshëm para se të fillojmë me numërimin e votave nga vendvotimet me kusht, sepse na ndihmon që të sigurohemi se askush nuk ka votuar dy herë, në vendvotimin e rregullt dhe në vendvotimin me kusht. Pasi të kryhen këto procese, do të mund të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës. Ashtu siç kemi thënë edhe më herët, ky proces planifikojmë të fillojë gjatë ditëve në vazhdim”, ka thënë ai.

Ndërkohë, të dielën në mbrëmje ka përfunduar edhe vlerësimi i pakove të dërguara përmes postës nga votuesit jashtë Kosovës. Sipas të dhënave preliminare, janë vlerësuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime, nga të cilat rreth 63 mijë janë aprovuar, ndërsa rreth 4,900 janë refuzuar për shkak të shkeljeve të procedurave, si dërgesa të dyfishta, mungesë dokumentacioni apo dërgimi i më shumë se një fletëvotimi.

“Ne i referohemi si ‘pako të supozuara me fletëvotime’ pasi në këtë fazë nuk hapen zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime. Kjo do të bëhet gjatë numërimit.   Sipas të dhënave preliminare, procesit të vlerësimit apo verifikimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës i janë nënshtruar rreth 69 mijë pako, prej të cilave janë aprovuar rreth 63 mijë ndërkaq janë refuzuar rreth 4 mijë e 900. Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa, është se ato janë janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit; janë dërguar më shumë se një herë; kanë dërguar më shumë se një fletëvotim; etj. Pra, këto janë vetëm të dhëna preliminare dhe në procesin e numërimit do të kemi shifrat plotësisht të sakta”, ka shtuar Elezi.

Në total, gjatë periudhës së regjistrimit, ishin regjistruar 104,924 shtetas të Kosovës për të votuar nga jashtë. Prej tyre, 84,600 kishin zgjedhur votimin përmes postës dhe 20,324 përmes përfaqësive diplomatike. Sipas të dhënave të KQZ-së, në përfaqësitë diplomatike kanë votuar 15,352 qytetarë, ndërsa përmes postës janë pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498