Lëvizja Vetëvendosje synon numër të madh votash në diasporë.
Por një që besohet të jetë pro këtij subjekti nuk do të mund të realizohet.
Është bashkëshortja e Albin Kurtit e cila vazhdon të mos figurojë në listën e votuesve të Kosovës, ani se është hiq më pak se bashkëshortja e njeriut që qeverisi me vendin në të paktën 4 vitet e fundit, dhe tani e synon edhe një mandat të radhës.
Për më tepër, nënshtetësinë e dyfishtë nuk ia ndalon as Norvegjia vendlindja e saj, ku jeton me vajzën.
Ky bojkot i institucionit të votës, e madje edhe jetesës në Kosovë, po shihet si papërgjegjësi e çiftit Kurti –Augestad Knudsen, derisa vet lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, është më i zëshmi nën fushatën për sigurimin e votave të diasporës.
Analistja Magbule Shkodra, vlerëson se përveç anës morale, prania e familjes në Kosovë, do të ishte në dobi edhe për vet Kurtin që është shumë i zënë me politikë.
Nga ana tjetër, profesori Selatin Ratkoceri, që dikur ishte anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, jep edhe një arsye tjetër, pse familja e Kurtit do të duhej të ishte në Kosovë.
Ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>