E diel, 6 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/referja-e-pare-femer-sanije-krasniqi-tregon-dashurine-e-saj-per-futbollin-video/Referja e parë femër, Sanije Krasniqi tregon dashurinë e saj për futbollin...

https://klankosova.tv/referja-e-pare-femer-sanije-krasniqi-tregon-dashurine-e-saj-per-futbollin-video/Referja e parë femër, Sanije Krasniqi tregon dashurinë e saj për futbollin (VIDEO) – Klan Kosova

Qysh në moshë të re, Sanije Krasniqi, e pati dashurinë për futbollin.

Ajo në emisionin Weekend në Klan Kosova, tregoi edhe se si e nisi rrugëtimin për t’u bërë gjyqtare.

“Në kohën kur kam qenë fëmijë ka qenë okupimi dhe menjëherë pas luftës kam qenë 18 vjeçare. Gjëja e parë që kam bërë ka qenë përfundimi i shkollës së mesme dhe regjistrimi në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe të Sportit. I pata kërkuar profesorit të marrë pjesë në ligjeratat e futbollit, edhe pse në atë kohë nuk ishte e paraparë me kurrikulë ashtu siç është sot. Edhe profesori Enver Gjinolli, ma ka lejuar që të marrë pjesë”, deklaroi ajo.

“Një ditë gjatë ligjeratave, isha në ligjerata tjera dhe erdhi profesori më tha: “Samije është duke u mbajtur një kurs gjyqtar, bën të marrin pjesë edhe femrat. Unë e kam parë talentin tënd, edhe pse mos me shku”, më tha profesori. Edhe aty ka qenë pikënisja ime në futboll ka qenë profesori Enver Gjinolli”. theksoi ajo në Klan Kosova.

Referja e cila ka edhe licencë dhe është edhe eksperte e FIFA-s, foli edhe rreth paragjykimeve dhe vështirësve që hasi gjatë rrugëtimit të saj.

The post Referja e parë femër, Sanije Krasniqi tregon dashurinë e saj për futbollin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT