E enjte, 26 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/recica-pastrimi-po-punon-me-kapacitete-te-plota-video/Reçica: “Pastrimi” po punon me kapacitete të plota (VIDEO) - Klan Kosova

https://klankosova.tv/recica-pastrimi-po-punon-me-kapacitete-te-plota-video/Reçica: “Pastrimi” po punon me kapacitete të plota (VIDEO) – Klan Kosova

Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastrimi” ka rifilluar punën në terren për largimin e mbeturinave në të gjitha zonat që mbulon me shërbime të martën në mbrëmje me ndërrimin e tretë.

“Pastrimi” bëri të ditur se puna nisi duke u përqendruar fillimisht në zonat më të ndjeshme dhe më të ngarkuara me mbeturina, transmeton Klankosova.tv.

Kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Petrit Reçica thotë se “Pastrimi” po kryen punën me kapacitete të plota.

“Qysh prej parmbrëmë kemi fillu me kry shërbimin, nga dje në 07:00 të mëngjesit kemi fillu me kapacitete të plota. Kjo ka ardhur si rrjedhojë edhe asaj që kemi arritur marrëveshjen edhe vendimin e Gjykatës Supreme që erdhi. Komuna e ka bërë bartjen e mjeteve, diku 380 mijë euro që kanë qenë të inkasuara gjatë asaj periudhe nga qytetarët. Punën e parë që e kemi bërë, kemi paguar naftën dhe kemi filluar punën”, u shpreh Reçica në emisionin “Fol me Arin”.

Ai kërkoi mirëkuptim nga qytetarët, nëse largimi i mbeturinave vonon.

Ndërsa, Reçica tha se po punohet për të arritur një marrëveshje të ndërmjetësimit që borxhi të kryhet sa më shpejt.

The post Reçica: “Pastrimi” po punon me kapacitete të plota (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT