Gjatë javës së kaluar, qytetarët, sidomos ata të lagjes “Kodra e Trimave”, Bardhosh, Bërrnicë kanë pasur ankesa të shumëta për mosgrumbullimin e mbeturinave nga Kompania “Pastrimi”.
Kryeshefi Petrit Reçica, tregoi arsyet se pse ka ndodhur kjo.
Ai në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova tha se kompania ka bërë një ndryshim të panit operativ.
“Nga data 1 gusht në këto zona, pjesën më të madhe të Kodrës së Trimave operon edhe operatori privat, sepse ka qenë edhe kërkesë e komunës së Prishtinës, e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, për shkak se ata operatorë të angazhuar kanë qenë të pa fokusuar në punë, nuk e kanë ditur se ku po e kryejnë shërbimin, e kanë kryer aty ku kanë gjetu mbeturina edhe kanë ardhur në përfundim me pas një përfundim të përbashkët, një pjesë e tyre me ua leju edhe operatorëve privatë”, deklaroi Reçica.
The post Reçica jep arsyet se pse nuk u mblodhën mbeturinat në Kodrën e Trimave, Bardhosh dhe Bërrnicë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.