E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeSportReali sonte përballë Valencias - Klan Kosova

Reali sonte përballë Valencias – Klan Kosova

Real Madridi sonte do të përballet me Valencian, ndeshje kjo e mbetur e xhiros së kaluar.

Valencia këtë sezon po kalon nëpër probleme të shumta, duke arkëtuar vetëm 12 pikë nga 17 xhiro, dhe rrezikon rënien nga La Liga.

Në anën tjetër, Reali e ka gjetur rrugën për të konkurruar për titull, duke qëndruar në pozitën e dytë me 40 pikë, vetëm një pikë larg Atletico Madridit në krye, dhe dy më shumë se Barcelona në të tretin.

Ndeshja e sontme luhet nga ora 21:00 dhe mund ta ndiqni në kanalet sportive të Kujtesa-s në platformën Artmotion. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT