Reali me start perfekt në La Liga, pesë fitore në pesë ndeshjet e para

news image

Real Madridi ka arritur fitore të lehtë ndaj Espanyolit në La Liga, për ta vazhduar startin perfekt në La Liga në këtë fillimsezon.

Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso fitoi 2-0 ndaj Espanyolit në “Santiago Bernabeu”, duke shënuar fitoren e pestë me radhë në pesë ndeshjet e para.

Reali doli në epërsi në pjesën e parë me supergolin e shënuar nga Eder Militao, i cili shënoi nga 31 metra.

Me rezultatin 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë, teksa ajo e dyta po ashtu i takoi e tëra skuadrës madrilene.

Kylian Mbappe shënoi në minutën e 47-të, edhe ai me një goditje të bukur jashtë zonës së 16-metërshit.

Lajm i mirë, pos fitores për Realin, është edhe rikthimi i dy yjeve, Eduardo Camavinga dhe Jude Bellingham, që u rikthyen nga lëndimet e tyre.

Me këtë fitore, Reali shkon në kuotën e 15 pikëve, pas pesë ndeshjeve. Teksa, Espanyoli mbetet në kuotën e 10 pikëve pas pesë takimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/