Reali i falet dy penalltive, Mbappe bën heroin në fitoren ndaj Marseilles

Reali i falet dy penalltive, Mbappe bën heroin në fitoren ndaj Marseilles

Real Madirid e ka nisur me fitore sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur me vështirësi Olympique Marseillen 2-1.

Ndeshja nisi me një lëndim te Los Blancos, ku Trent Alexander Arnold u largua nga loja vetëm pas pesë minutave lojë.


Gjithsesi të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët nga Franca në minutën e 22-të të ndeshjes.

Mason Greenwood asistoi te Thimoty Weah i cili realizoi bukur për 0-1.

Por epërsia e francezëve nuk zgjati më shumë se shtatë minuta, ku Kylian Mbappe barazoi shifrat në 1-1 nga pika e bardhë.

telegrafi.com

Pjesa e parë u mbyll baras me rezultat 1-1.

Në pjesën e dytë, ishte lojë më e fortë, megjithatë Real Madridi mbeti me një futbollist më pak në minutën e 72-të.

Dani Carvajal e goditi me kokë portierin Rulli dhe u përjashtua me karton të kuq direkt.

Në minutën e 81-të, Real Madirdi fitoi sërish penallti dhe sërish Kylian Mbappe shënoi nga pika e bardhë, kësaj radhe për fitoren 2-1.

Deri në fund më gola nuk pati dhe Real Madridi ndali pikët e plota në shtëpi.

Në ndeshjen e ardhshme Los Blancos e luajnë në udhëtim te Kairay Alamaty, derisa Marseille pret Ajaxin. /Telegrafi/