19:34 / E Premte, 25 Prill 2025 / Gj. Sh
Finalja e Copa del Rey, mes Barcelonës dhe Real Madridit mund të mos zhvillohet fare.
Sipas asaj që raporton ”El Chiringuito”, klubi mbretëror po shqyrton mundësinë për tu kthyer në shtëpi dhe mos të luaj në finale, shkruan IndeksOnline.
”Avokatët e Real Madridit- it po përgatisin një deklaratë në të cilën klubi do të kërkojë nga gjyqtarët të kërkojnë falje. Real Madridi mund të kthehet në shtëpi pa luajtur në finale.”, thuhet në raportimin e “El Chiringuito”.
Kujtojmë që pak minuta më parë, trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti dhe futbollisti Luca mOdric refuzuan të dilnin në konferencë për media, duke anuluar edhe stërvitjen e sotme.
Arsyeja e braktisjes së konferencës raportohet se është pasi Real Madridi ka kërkuar të ndryshohen gjyqtarët e finales, por kjo nuk është pranuar nga Federata Spanjolle e Futbollit./IndeksOnline/