Real Madridi vazhdon të kërkojë mesfushorë, dy yjet e Chelseat në radar

Real Madridi vazhdon të kërkojë mesfushorë, dy yjet e Chelseat në radar

Real Madrid tashmë ka filluar planet për afati kalimtar të verës 2026, me disa pozita në skuadrën e Xabi Alonsos që kërkojnë përforcim. Krahas një mbrojtësi qendror, prioritet mbetet edhe mesfusha, e cila ka pësuar ndryshime të mëdha vitet e fundit.

Pas pensionimit të Toni Kroos në vitin 2024 dhe largimit të Luka Modric, ende nuk është gjetur pasuesi ideal. Edhe pse gjatë afatit të fundit u mor në konsideratë afrimi i një mesfushori të ri, në fund u vendos që Alonso të vazhdojë me lojtarët aktualë.


Sipas mediumit CaughtOffside, përveç emrave si Rodri Hernandez dhe Adam Wharton, në listën e Real Madrid kanë përfunduar edhe dyshja e Chelseat: Moises Caicedo dhe Enzo Fernandez.

Moises Caicedo dhe Enzo Fernandez

“Real Madridi po bën vlerësimet e duhura për opsionet në mesfushë. Ata punojnë vazhdimisht mbi objektivat e mundshëm dhe nën drejtimin e Juni Calafat kanë transformuar rekrutimin e tyre. Fernandez dhe Caicedo janë dy lojtarë që i pëlqejnë shumë dhe po i ndjekin rregullisht”, ka raportuar gazetari Graeme Bailey.

Interesi për Enzo Fernandez nuk është i ri

Los Blancos prej kohësh kanë treguar interes për Enzo Fernandez, i cili shpërtheu pas paraqitjeve të shkëlqyera me Argjentinën në Botërorin 2022. Chelsea e transferoi menjëherë pas atij turneu, por madrilenët nuk e kanë hequr nga lista e dëshirave.

Megjithatë, vendimi përfundimtar mbetet të shihet në verën e ardhshme. Alonso do të këmbëngulë që profili i lojtarit të ri të përshtatet me një mesfushë tashmë të mbushur me emra si Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Federico Valverde, Jude Bellingham dhe Arda Guler. /Telegrafi/