Carlo Ancelotti është pranë largimit të tij nga Real Madridi.
Ai pritet të bëjë largimin e tij të dytë në fund të sezonit në La Liga, pasi nuk do të jetë prezent për Botërorin e Klubeve.
Ai po lidhet me stolin e Kombëtares së Brazilit, të cilët kishin pasur edhe bisedime.
Mirëpo siç raporton “Relevo”, Real Madridi pritet t’i ofrojë Ancelottit një rol tjetër, atij të ambasadorit të klubit dhe gjithashtu do ta paguajë atë deri në përfundim të kontratës së tij aktuale.
Ancelotti u rikthye te Reali në vitin 2021, ku në këto vite ka arritur të fitojë 2 La Liga, 2 Liga të Kampionëve, Kupën e Mbretit, Botërorin e Klubeve, Kupën Internacionale, 2 Superkupa të Spanjës dhe 2 te Evropës./IndeksOnline/