Real Madridi planifikon rikthimin e dy talenteve për të forcuar mesfushën

Real Madridi planifikon rikthimin e dy talenteve për të forcuar mesfushën

Real Madridi synon rikthimin e dy lojtarëve me kosto të ulët, mesfushorit qendror Chema Andres dhe mesfushorit sulmues Nico Paz.

Pas largimeve të Modric dhe Kroos, si dhe pasigurisë rreth së ardhmes së Dani Ceballos, Real Madridi ka vendosur të përforcojë mesfushën.


Nico Paz, 21 vjeç, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer me Comon dhe pritet të rikthehet për vetëm 9 milionë euro, falë një klauzole të paracaktuar. Ai shihet si pasues i mundshëm i Ceballos.

Ndërkohë, Chema Andres, i cili u transferua te Stuttgart për 3 milionë euro, mund të rikthehet për një shumë prej 6-7 milionë eurosh, pasi Real Madrid zotëron ende 50% të kartonit të tij.

Krahasuar me Rodri Hernandez, ai është shndërruar në titullar te skuadra gjermane dhe shihet si alternativë për Tchouamenin.

Me këto dy rikthime të mundshme, Real Madrid synon të ndërtojë një mesfushë të re me të ardhme premtuese. /Telegrafi/