Real Madrid ka shënuar tri pikë të reja në La Liga, pasi ka mposhtur Mallorcan me rezultat 2:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit spanjoll.
Takimi, i zhvilluar në “Santiago Bernabéu”, prodhoi të gjitha golat në pjesën e parë. Ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi, falë një goli të bukur nga sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili realizoi në minutën e 18-të.
Megjithatë, epërsia e Mallorcas nuk zgjati shumë. Arda Guler dhe Vinicius Jr. reaguan me dy gola të shpejtë, duke i dhënë avantazhin dhe në fund fitoren madrilenëve.
Me këtë rezultat, Real Madridi arrin kuotën e 9 pikëve, duke e mbajtur vendin e parë në La Liga pas tri javëve të para të sezonit.
هدف ملعوب اردا pic.twitter.com/1WmM3mAFMa
— Follow @RM4Arab – @MMajeedx (@mmtv40026) August 30, 2025
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!