E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeShowbizReal Madridi ‘merr vendimin’ për Xabi Alonson pas humbjes ndaj Man Cityt

Real Madridi ‘merr vendimin’ për Xabi Alonson pas humbjes ndaj Man Cityt

Real Madrid mund ta ketë marrë tashmë vendimin për të ardhmen e Xabi Alonsos pas humbjes 2-1 ndaj Manchester Cityt.

Të mërkurën mbrëma, Real Madrid priti Manchester Cityn në “Santiago Bernabéu” për një ndeshje tejet të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.


Para ndeshjes, presioni mbi trajnerin Xabi Alonso kishte arritur pikën kritike, mes raportimeve se tekniku spanjoll e ka humbur mbështetjen e dhomës së zhveshjes.

Fatkeqësisht për Alonson, sfida nuk shkoi sipas planeve. Edhe pse madrilenët kaluan fillimisht në epërsi, ata u mposhtën 2-1 falë golave të Nico O’Reilly dhe sulmuesit të Cityt, Erling Haaland.

Dhe në vijim të këtij rezultati, duket se Real Madrid ka marrë tashmë një vendim sa i përket së ardhmes së Alonsos në klub.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Xabi Alonso do të vazhdojë pavarësisht krizës në krye të Real Madridit, por situata nuk do të tolerohet shumë gjatë.

Me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara nga 15 të mundshme në pesë ndeshjet e fundit të La Ligës, drejtuesit e klubit thuhet se kanë mbajtur një takim urgjent për të analizuar situatën e trajnerit, por janë pajtuar të vazhdojnë bashkëpunimin.

Thuhet se drejtuesit e klubit do të presin Superkupën e Spanjës në janar si testin final të Xabi Alonsos për ta shpëtuar pozicionin e tij./Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT