E enjte, 1 Maj, 2025
spot_img
HomeSportReal Madridi kërkon zëvendësuesin e Luka Modric, bën gati 90 milionë euro!...

Real Madridi kërkon zëvendësuesin e Luka Modric, bën gati 90 milionë euro! – Indeksonline.net

Luka Modric po luan ndeshjet e fundit me Real Madrid. Mesfushori kroat do të mbyllë aventurën e tij te madrilenët pas 13 vitesh.

Në këto kushte te Reali kanë gjetur edhe zëvendëduesin e tij të mundshëm. Drejtuesit pëlqejnë shumë karakteristikat e Alexis Mac Allister, për të cilin drejtuesit po bëjnë gati çekun me 90 milionë euro.

Me largimin e Toni Kroos dhe tashmë edhe të Modric, mesfusha e “Los Blancos” do të bie edhe më shumë në cilësi, teksa në Spanjë shpresojnë që të mund të rikuperojnë në merkaton e verës dhe Mac Allister duket se përmbush kërkesat e madrilenëve.

Mesfushori argjentinas është një pikë kyç te Liverpool dhe pas një sezoni fantastik me “The Reds” ku edhe u shpallën kampionë e vështirë duket si pistë për të lëvizur. Gjithsesi merkatoja prodhon gjithmonë surpriza dhe në ditët e ardhshme pritet të mësohet edhe më shumë mbi këtë operacion.  

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT