Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich dhe Liverpool kanë shprehur interes për mbrojtësin anglez Marc Guehi.
Kontrata e Guehit me Crystal Palace skadon këtë verë, duke e kthyer atë në një mundësi të rëndësishme në afatin kalimtar falë përvojës dhe aftësive të tij të spikatura defensive.
Mbrojtësi ishte shumë pranë transferimit te Liverpooli gjatë verës së kaluar, por marrëveshja u prish pasi Crystal Palace u tërhoq në momentet e fundit, duke argumentuar se nuk kishte kohë të mjaftueshme për të gjetur një zëvendësues.
Tashmë duket pothuajse e sigurt se Guehi nuk do të rinovojë kontratën me Palace, ndërsa interesimi i klubeve të mëdha evropiane vetëm sa po rritet.
Mbetet për t’u parë se cili klub do të sigurojë shërbimet e 25-vjeçarit dhe shumë të vlerësuar. /Telegrafi/


