E hënë, 12 Maj, 2025
spot_img
HomeSportReal Madrid planifikon ta ndryshojë rolin e Jude Bellingham në sezonin e...

Real Madrid planifikon ta ndryshojë rolin e Jude Bellingham në sezonin e ardhshëm – Indeksonline.net

10:19 / E Diele, 11 Maj 2025 / Gj. Sh

Sipas asaj që raporton sot gazeta spanjolle Marca, Real Madrid ka në plan të ndryshojë pozicionin e Jude Bellingham duke e rikthyer atë në rolin e tij natyral si mesfushor qendror që nga sezoni i ardhshëm.

Bellingham, i cili ka pasur një sezon mbresëlënës me “Los Blancos”, ka luajtur më së shumti si një mesfushor ofensiv në rolin e “false 10”, duke kontribuar me shumë gola dhe asiste, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, me largimin e Carlo Ancelotit dhe aedhjen e mundshme të Xabi Allonsos, 21 vjeçari mund të ndryshoj pozicion, ku klubi do të përfitojë nga vizioni dhe energjia e tij në zemër të mesfushës.

Ky ndryshim mund të jetë pjesë e një ristrukturimi taktik të skuadrës, sidomos me afrimin e verës dhe përforcimeve të mundshme që priten në sulm.

Bellingham erdhi në Madrid nga Borussia Dortmund verën e kaluar dhe ka treguar menjëherë pse konsiderohet një nga talentet më të mëdhenj të brezit të tij./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT