08:18 / E Diele, 11 Maj 2025 / Gj. Sh
Real Madrid është në kërkim të një profili shumë specifik për repartin e mesfushës, teksa përgatitet për epokën pas Luka Modrić.
Klubi synon të transferojë një mesfushor dinamik dhe kreativ — një lojtar që mund të luajë në ndërtimin nga prapavija, por edhe të depërtojë mes linjave, sipas relevo.
Ideja është të ruhet cilësia teknike dhe inteligjenca në tranzicion që Modrić ka ofruar për më shumë se një dekadë, ndërsa në të njëjtën kohë t’i jepet skuadrës energji e re, shkruan Indeksonline.
Mesfushori ideal do të duhet të jetë i qetë nën presion, me pasime të sakta dhe vizion, duke ndikuar si në mbrojtje ashtu edhe në ndërtimin e sulmit.