E shtunë, 3 Maj, 2025
spot_img
HomeSportReal Madrid merr një dënim nga UEFA, shkak ndeshja ndaj Arsenalit –...

Real Madrid merr një dënim nga UEFA, shkak ndeshja ndaj Arsenalit – Indeksonline.net

23:46 / E Premte, 02 Maj 2025 / Gj. Sh

Real Madridi ka marrë një tjetër gjobë nga UEFA, kësaj radhe për sjellje raciste nga tifozët e tyre gjatë duelit ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve. 

 Incidenti ndodhi gjatë përballjes së parë në ‘Emirates Stadium’ të zhvilluar në muajin prill. 

Sipas Mundo Deportivo, ‘Los Blancos’ janë dënuar me një gjobë prej 15 mijë eurosh nga Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës për qëndrimet raciste të tifozëve të tyre. 

Ata gjithashtu kanë vendosur një masë ndalimi në biletat si mysafir, që do të jetë e vlefshme për vitin e ardhshëm dhe  do të thotë se në rast se ata shpallen fajtor për një tjetër shkelje, tifozëve të tyre mund t’iu ndalohet pjesëmarrja në ndeshjet si mysafir në garat e UEFA-s. 

Nuk është edne e qartë se si ka ndodhur incidenti, të paktën deri më tani, pasi nuk është raportuar aq shumë në mediat ndërkombëtare. 

Kjo nuk është hera e parë që Real Madridi ka qenë në probleme me trupin qeverisës për sjelljen e tyre këtë sezon, veçanërisht që ka të bëjë me lojtarët e tyre. 

Pas triumfit ndaj Atletico Madridit, Antonio Rudiger, Kylian Mbappe dhe Dani Ceballos që të gjithë morën gjoba për festimet e tyre, për të cilat UEFA konsideroi se kishin kaluar kufirin. 

Rudiger dhe Mbappe gjithashtu u dënuan me nga një ndeshje, që do të thotë se në rast që ata shkelin rregullat sërish, do të përballen me një suspendim gjithashtu. 

Real Madridi ka qenë tejet i zëshëm për racizmin në futboll në vitet e fundit dhe kanë dënuar abuzimin ndaj Lamine Yamal në ‘Santiago Bernabeu’ në tetor, ndonëse nuk e kanë konfirmuar ende përjashtimin e tifozëve të përfshirë në atë rast.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT