Thursday, February 26, 2026
spot_img
HomeLajmeReal Madrid e largon nga stadiumi tifozin që bëri përshëndetje naziste

Real Madrid e largon nga stadiumi tifozin që bëri përshëndetje naziste

Real Madrid ka dëbuar një tifoz nga stadiumi Santiago Bernabeu pasi ai u filmua duke bërë një përshëndetje naziste para fillimit të ndeshjes kundër Benficas.

Në një njoftim të zyrtarëve të klubit, u tha se sigurimi reagoi menjëherë, identifikoi personin dhe e largoi nga tribuna para se të niste ndeshja.

Klubi madrilen konfirmoi se janë iniciuar procedura disiplinore ndaj tifozit me qëllim përcaktimin e masave të duhura, në përputhje me rregulloret e brendshme të klubit.

Real Madridi përsëriti dënimin e tij të fortë ndaj çdo forme urrejtjeje, racizmi apo dhune, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm ndaj vlerave të respektit, bashkëjetesës dhe lojës së ndershme.

Gjithashtu, klubi njoftoi se do të bashkëpunojë me autoritetet përkatëse nëse është e nevojshme dhe do të ndërmarrë çdo masë shtesë për të siguruar që sjellje të tilla të mos kenë vend në stadium.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT