Reagon Xheneta Fetahu për vdekjen e vëllait të Gjestit: Mos i shpërndani videot, tregoni humanizëm

Reagon Xheneta Fetahu për vdekjen e vëllait të Gjestit: Mos i shpërndani videot, tregoni humanizëm

Pas lajmit tragjik për vdekjen e vëllait Gjestit, në një aksident në Pejë, kanë nisur të vijnë edhe reagime nga kolegë e miq të tij.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, e cila ka ndarë eksperiencën në shtëpinë e famshme bashkë me Gjestin përpara se ai të transferohej në BBVA, ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e saj përmes një postimi në Instagram.


Në mesazhin e parë, Xheneta shkruan: “Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tuaja”.

Ndërsa në një tjetër reagim, ajo ka bërë thirrje për më shumë humanizëm dhe ndjeshmëri, duke apeluar që të mos shpërndahen pamje të rënda nga ngjarja tragjike.

“Ju lutem, tregoni pak më shumë humanizëm dhe ndjeshmëri. Shumë e dhimbshme është për një nënë të shohë djalin e saj në ato pamje të rënda. Mos i shpërndani videot ku shihet vëllau i Gjestit i shtrirë pa jetë”, tha ajo.

Më tutje ajo shkroi: “Këto gjëra vetëm thellojnë plagët dhe rrisin dhimbjen e familjes. Në këto momente, më shumë se kurrë, ata kanë nevojë për lutjet dhe mbështetjen tonë, jo përhapjen e dhimbjes”.

Ky reagim i saj është pritur me shumë empati nga ndjekësit, duke reflektuar dhimbjen e madhe që ka përfshirë familjen e Gjestit dhe të gjithë ata që e njohin. /Telegrafi/

Xheneta Fetahu/InstaStory

Xheneta Fetahu/InstaStory