Pas një sulmi të madh ajror nga Rusia në kryeqytetin ukrainas, Kiev, që rezultoi me të paktën 12 viktima dhe dhjetëra të plagosur gjatë natës, ka ardhur një reagim i ashpër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Keith Kellogg, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën, përmes një postimi në rrjetet sociale ka dënuar fuqishëm bombardimet ruse, duke i cilësuar si shkelje flagrante të të drejtës ndërkombëtare humanitare.
“Vrasja pa dallim e grave dhe fëmijëve gjatë natës në shtëpitë e tyre është një shkelje e qartë e Protokolleve të Paqes të Gjenevës të vitit 1977, të krijuara për të mbrojtur të pafajshmit”, ka shkruar Kellogg.
Ai e ka quajtur të turpshëm sulmin dhe ka bërë thirrje për ndaljen e menjëhershme të dhunës.
“Këto sulme janë të turpshme. Ndaloni vrasjen. Armëpushim tani”, ka shtuar ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);