Ndërprerja e dialogut strategjik nga Amerika me Kosovën, ka nxitur reagimin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Rama ka thënë se ky vendim është tejet shqetësues. I pari i kryeqytetit ka thënë se kjo situatë është pasojë e veprimeve të dëmshme të Albin Kurtit.
“Ndërprerja e dialogut strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Kosovën është zhvillim tejet shqetësues. Kjo tregon se Kosova ka hy në një fazë të rrezikshme, si pasojë e veprimeve të pamatura dhe të dëmshme të Albin Kurtit”, ka shkruar Rama.
Ai ka thënë se Vetëvendosje po rrënon themelet e shtetit dhe raportet me Amerikën.
“Është momenti i fundit që qytetarët të reflektojnë seriozisht për këtë subjekt politik, i cili çdo ditë e më shumë po rrënon themelet e shtetësisë së Kosovës dhe raportet me aleatin tonë më të rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/