Reagon FSHF, pasi u mor vendim që të ndryshohet stadiumi dhe qyteti për ndeshjen Serbi – Shqipëri

Reagon FSHF, pasi u mor vendim që të ndryshohet stadiumi dhe qyteti për ndeshjen Serbi - Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas vendimit të UEFA-s për zhvillimin e ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 mes Serbisë dhe Shqipërisë në stadiumin “Gradski Stadion Dubočica” në Leskovac, më 11 tetor në orën 20:45.

FSHF ka konfirmuar se ky vendim është marrë pas kërkesës së Federatës Serbe të Futbollit për të zhvendosur takimin nga stadiumi “Rajko Mitic” në Beograd, ndërsa pala shqiptare ka dhënë dakordësinë e saj për këtë ndryshim.


“Federata e Futbollit njofton se ndeshja Serbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet në stadiumin “Gradski Stadion Dubočica” në Leskovac, më 11 tetor në orën 20:45. Ky vendim është marrë nga UEFA pas kërkesës së Federatës Serbe të Futbollit për zhvendosjen e takimit nga stadiumi “Rajko Mitic” në Beograd dhe pas dakordësisë së Federatës Shqiptare të Futbollit”.

“Arsyet kryesore për ndryshimin e vendndodhjes lidhen me masat e sigurisë dhe nevojën për të garantuar zhvillimin e ndeshjes në një ambient të kontrolluar dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit. Sipas FSHF-së, arsyeja kryesore e kësaj lëvizjeje lidhet me masat e sigurisë dhe nevojën për të garantuar zhvillimin e ndeshjes në një ambient të kontrolluar dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë lojtarët, stafin dhe tifozët”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Dy kombëtaret do të kërkojnë pikë të vlefshme për rrugëtimin drejt Botërorit 2026, pasi në Grupin K, Shqipëria, pas pesë takimeve të para, renditet me 8 pikë e dyta dhe synon të mbajë ritmin për një vend drejt në play-off, ndërsa Serbia që ka një ndeshje më pak, numëron 7 pikë. /Telegrafi/