Barcelona i ka shprehur ngushëllime familjes së mjekut Carles Minarro Garcia.
Garcia vdiq sonte pak orë para fillimit të ndeshjes kundër Osasunës e cila u shty për këtë arsye.
âFC Barcelona është thellësisht e pikëlluar që njofton për ndarjen nga jeta të mjekut të ekipit të parë, Carles Miñarro Garcia, këtë mbrëmjeâ, thuhet në komunikatën e tyre në rrjetet sociale.
âPër këtë arsye, ndeshja midis FC Barcelona dhe CA Osasuna është shtyrë për një datë tjetërâ.
âBordi i Drejtorëve të FC Barcelona dhe i gjithë stafi i shprehin ngushëllimet e tyre më të thella familjes dhe miqve të tij gjatë kësaj kohe të vështirëâ.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>