Monday, February 23, 2026
spot_img
HomeLajmeReagimi i OVL-UÇK pas ftesës për Grupin Punues: Nuk jemi vartës të...

Reagimi i OVL-UÇK pas ftesës për Grupin Punues: Nuk jemi vartës të asnjë ministrie!

Pas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes për përfshirjen e kategorive të dala nga lufta në Grupin Punues për shënimin e Epopesë së UÇK-së, OVL-UÇK ka reaguar ashpër.

Ata thonë se ftesa e dërguar për pjesëmarrje është e papranueshme dhe ka karakter urdhërues.

Kategoritë e dala nga lufta, sipas tyre, nuk janë vartës të asnjë ministrie dhe nuk mund të trajtohen me gjuhë urdhëruese, shkruan Klankosova.tv

OVL-UÇK thekson se, përkundër këtij veprimi, kanë themeluar Këshillin e tyre përfaqësues dhe do të vazhdojnë të organizojnë aktivitete që nderojnë dinjitetin dhe rëndësinë historike të Epopesë së UÇK-së.

Ndryshe, ministria e Mbrojtjes sot gjatë ditës reagoi pas deklaratave të nënkryetarit të OVL-UÇK, Gazmend Syla për mosftesën në Këshillin Shtetëror për organizimin e përvjetorit të 28-të të Epopesë së UÇK-së. Sipas kësaj ministre, deklaratat e Sylës janë tëpaskata dhe të pabazuara. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT