Afatit të caktuar i erdhi fundi.
Vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për shkyçje nga furnizimi me rrymë për bizneset që nuk kanë arritur të lidhin marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar në tregun e lirë KEDS-i filloi ta zbatoj të shtunën.
Sipas Lidhjes Demokratike e Kosovës ky është vendim i njëanshëm i ndërmarr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Shefja e deputetëve të LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se qytetarët e Kosovës deri më tani kanë paguar qindra miliona euro.
Shpenzimet thonë se janë rritur edhe më shumë këto ditë.
Nga kjo situatë po thuhet se po fitojnë në baza ditore kompani nga rajoni.
LDK paralajmëroi se nga këto politika aktuale do të vijë një valë e re e inflacionit.
The post Reagimi i LDK-së: Persekutohen bizneset, fiton mafia energjetike appeared first on Klan Kosova.