E diel, 10 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeReagimi i Beogradit Picula me “Stuhinë”, serbët duan shkarkim (VIDEO)

Reagimi i Beogradit Picula me “Stuhinë”, serbët duan shkarkim (VIDEO)

Tonino Picula, është njëri nga politikanët më të njohur të Kroacisë.

Aktualisht, ai është deputet për vendin e tij në Parlamentin Evropian, ku mban pozitën e raportuesit të PE-së, për Serbinë.

Nga struktura politike pushtet e opozitë, në Beograd, kroati akuzohet e ofendohet rëndë, sidomos për raportin që e prezantoi para më shumë se dy muajsh.

Në të Picula, mes tjerash, po i kërkon Serbisë ndreqjen e raporteve me shtetin fqinj jugor të saj, pra republikën e Kosovës, dhe po ashtu  regjimit të tanishëm serb, vënjën para drejtësisë të  grupit paramilitar që kryen sulm terrorist në policinë kosovare më 24 shtator 2023, në Banjskë.

Ndërkohë këto ditë, politikani, bëri një publikim që e shkundi Beogradin, zyrtar.

Më pesë gusht, Picula, e përgëzoi shtetin e tij, në 30 vjetorin e operacionit ushtarako-policor “Stuhia”, me të cilin në gusht të 1995, mori zonat e pushtuara nga serbët lokal, të përkrahur nga Beogradi.

Postimin në rrjetin X, ku flet për avokimin  për paqen, demokracinë, e deri te falënderimi për mbrojtësit e Kroacisë, ai ia bashkangjiti, një fotografi të tijën me uniform ushtarake e duke mbajtur pushkë.

Për këtë, postim, ish presidenti I Serbisë, Boris Tadiq, por dhe të tjerë, kërkuan shkarkimin e menjëhershëm, të raportuesit në PE.

Kurse kryetarja e Kuvendit serb, i dërgoi letër presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, të cilës I kërkoi reagim të rreptë për shkrimin që eurodeputeti-kroat e bëri në një llogari personale në rrjetin X.

The post Reagimi i Beogradit Picula me “Stuhinë”, serbët duan shkarkim (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT