Reagimi epik i Luiz Ejllit pasi Florjan Binaj shpallet kandidat për Bashkinë e Tiranës

Reagimi epik i Luiz Ejllit pasi Florjan Binaj shpallet kandidat për Bashkinë e Tiranës

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi zyrtarisht kandidaturën e Florjan Binajt për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, duke e cilësuar atë si përfaqësuesin ideal të opozitës për kryeqytetin.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha e prezantoi Binajn si një “artist, qytetar dhe personalitet publik që gjithmonë ka mbrojtur kauzat e njerëzve të thjeshtë”.


Ai theksoi se kandidatura e tij përfaqëson një model ndryshe për politikën, duke i bërë thirrje qytetarëve dhe të gjithë faktorëve opozitarë të bashkohen rreth kësaj figure.

Foto: Instagram

“Ftoj të gjithë aleatët, opozitarët dhe qytetarët e Tiranës ta mbështesin këtë kandidaturë, sepse është një kandidaturë që i bën nder çdo qytetari dhe kryeqytetit të vendit”, tha ai.

Por menjëherë pas publikimit të lajmit, rrjetet sociale shpërthyen me reagime, dhe një ndër më të spikaturit ishte ai i këngëtarit Luiz Ejlli.

I njohur për humorin dhe mënyrën ironike me të cilën komenton ngjarjet aktuale, Luizi publikoi në Instastory një video ku dëgjonte me vëmendje fjalimin e Berishës.

Në fund të videos, ai ndërhyn me një batutë teksa shtoi: “Ua, kishe tha emrin tim, për Zotin”. /Telegrafi/