Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka thënë se ndërhyrjet politike në gjyqësor janë të papranueshme.
Ky reagim i tij në X erdhi pas atyre të Qeverisë në detyrë që pasuan vendimin e së martës së Gjykatës Supreme për arkat fiskale.
“Krerët e Misioneve të BE-së diskutuan situatën pas vendimit të Gjykatës Supreme. Sulmet kundër gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv.
Gjykata Supreme një ditë më parë e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me të cilin u pezulluan për 60 ditë shitjet dhe abonimet e arkave fiskale.
Udhëzimi administrativ, i nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave më 15 prill të këtij viti, është shpallur i jashtëligjshëm.
Supremja shpall të paligjshëm udhëzimin administrativ të Muratit për arkat fiskale
The post Reagimet pas vendimit të Supremes, Orav: Ndërhyrjet politike në gjyqësor – të papranueshme appeared first on Klan Kosova.