Wednesday, March 4, 2026
spot_img
HomeLajmeReagimet nga PDK dhe LDK pasi LVV-ja propozoi Konjufcën për President

Reagimet nga PDK dhe LDK pasi LVV-ja propozoi Konjufcën për President

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, për President të vendit.

Ky vendim i LVV-së, për dy partitë opozitare, PDK dhe LDK, është mesazh se kryeministri Albin Kurti po do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se me propozimin e Konjufcës, gjithçka tashmë është e qartë: “Albin Kurti nuk kërkon zgjidhje, por pushtet total”.

“Në kohën kur Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për maturi, unitet dhe përgjegjësi shtetërore, ai me vetëdije po e shtyn vendin drejt një krize të re politike. Jo sepse nuk kishte rrugëdalje. Përkundrazi, zgjidhja ishte aty. Mundësia për marrëveshje dhe për zgjedhjen e presidentit ekzistonte”.

“Por Kurti zgjodhi krizën. Zgjodhi përplasjen. Zgjodhi interesin e tij politik mbi interesin e shtetit. Kosova dhe qytetarët e saj nuk e meritojnë këtë ndëshkim që po ua imponon ai. Institucionet e shtetit nuk janë pronë e askujt, e aq më pak e një njeriu që e sheh pushtetin si qëllim në vetvete. Kosova është më e madhe se ambicia e kujtdo”, tha Çitaku.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se ky veprim i LVV-së është shenjë se Kurti po do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Albin Kurti me nominimin e Glauk Konjufcës për president duke e ditë që nuk i ka votat, me paramendim po e çon vendin prapë në zgjedhje”.

“Pyetja me të drejtë shtrohet: Për çka? Për të ardhë saktësisht te kjo pikë. Dmth., shkojmë në zgjedhje, harxhojmë disa muaj kohë, dhjetra miliona euro dhe prapë duhet me u ulë partitë politike shqiptare e me u pajtu kush do të bëhet president”.

“A po e kuptoni të nderuar qytetarë, se pavarësisht sa mbështetje i jepni këtij njeriu, ky veç punë nuk kryen, ky s’don stabilitet, s’don prosperitet, s’don zhvillim ekonomik as avansim të shtetësisë së Kosovës”.

“Ky don tym, mjegull, amulli, institucione me ushtrues detyre, parlament jofunksional. Albin Kurti deri më tani ka dëshmuar se është armiku më i madh i këtij vendi – nuk la armik të Kosovës të pakënaqur”, u shpreh Bajrami.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT