Kryeministri britanik Keir Starmer ka dënuar sulmet hakmarrëse të Iranit ndaj vendeve fqinje pas sulmeve të përbashkëta nga SHBA-të dhe Izraeli .
Në një deklaratë të përbashkët me presidentin Francez Emmanuel Macron dhe kancelarin Gjerman Friedrich Merz, ai thotë: “Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë kërkuar vazhdimisht regjimit iranian të përfundojë programin bërthamor të Iranit, të frenojë programin e tij të raketave balistike, të përmbahet nga aktiviteti i tij destabilizues në rajon dhe në atdheun tonë, dhe të ndalojë dhunën dhe shtypjen e tmerrshme kundër popullit të vet.
“Ne nuk morëm pjesë në këto sulme, por jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe partnerët në rajon. Ne përsërisim angazhimin tonë për stabilitetin rajonal dhe për mbrojtjen e jetës civile.
“Ne i dënojmë sulmet iraniane ndaj vendeve në rajon me fjalët më të ashpra. Irani duhet të përmbahet nga sulmet ushtarake pa dallim. Ne i bëjmë thirrje udhëheqjes iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar. Në fund të fundit, popullit iranian duhet t’i lejohet të përcaktojë të ardhmen e tij”, transmeton Klankosova.tv.


