Pas barazimit 1-1 në Strumicë ndaj Brerës, në kuadër të javës së tetë të Ligës së Parë, KF Bashkimi nga Kumanova ka reaguar ashpër ndaj gjykimit të arbitrit kryesor Plarent Salihu nga Tetova, duke e cilësuar referimin e tij si tendencioz dhe skandaloz, njofton Telegrafi.
Nga klubi zigjelbër theksojnë se, pavarësisht mikpritjes korrekte të skuadrës vendase dhe pranisë së tifozëve të tyre “Ilirët” në stadium, ndeshja u prish nga vendimet e arbitrit.
“Plarent Salihu pa asnjë arsye u bë lojtari i 12-të i Brerës. Vendimet e tij ishin të njëanshme, skandaloze dhe jashtë çdo standardi të fair-play-it. Ai shkatërroi bukurinë e futbollit dhe e ktheu ndeshjen në një cirk.”
Në reagim, Bashkimi akuzon se arbitri i njëjtë ka dëmtuar rëndë edhe në ndeshje të tjera, përfshirë takimin e Osogovës, duke ngritur shqetësime për imazhin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
“Z. Josip Barton, komisar i referëve, a turpërohesh nga veprimet e referit tuaj, i cili në një kohë prej 4 javësh dëmton rëndë edhe KF Osogovën. A jeni të vetëdijshëm se investimet dhe tifozët po i largojnë pikërisht këta arbitra amatorë e tendenciozë?”
Nga klubi kumanovar kërkohet suspendimi i menjëhershëm i arbitrit Salihu, duke paralajmëruar se përndryshe do të mendojnë se “kundër Bashkimit është organizuar një puç për të ndalur hovin e ekipit”.
Shkupi merr pikën e parë, Bashkimi ndalet nga një penallti e diskutueshme
Shkupi merr pikën e parë, Bashkimi ndalet nga një penallti e diskutueshme telegrafi.com
Java e tetë e Ligës së Parë të Maqedonisë ka vazhduar sot me dy ndeshje shumë interesante, njofton Telegrafi.Vëmendjen kryesore sot e mori FC Shkupi, i cili më në fund arriti të marrë pikën e parë këtë sezon, pas tetë humbjeve radhazi. Çairasit barazuan 1-1 ndaj Rabotniçkit në Strugë, në një ndeshje…
Në fund, Bashkimi i dërgon mesazh të qartë FFM-së:
“Mos i prekni tifozët tanë, ata janë pasuria jonë dhe oksigjeni i klubit. Futbolli duhet të jetë garë e ndershme, jo skenë për skandale.” /Telegrafi/