Gazetari dhe botuesi në të përditshëm “Koha” në Maqedoni të Veriut, Arben Ratkoceri, ka folur për rezultatin zgjedhor të partive politike në Kosovë.
Ratkoceri tha se nuk sheh që VV-ja ka rënie, pasi tha se raporte me ndërkombëtarët për gati pesë vjet në pushtet s’i kishte të mira dhe marrë parasysh anën ekonomike ku në 4-5 vite s’ka asnjë investim kapital.
Ai e krahasoi kryeministrin aktual, Albin Kurtin me Nikolla Gruevskin në Maqedoni të Veriut, ku tha se pushtetet populliste është shumë problem që të lëvizin pa konteste të mëdha.
“Unë vijë nga një përvojë e ngjashme e Maqedonisë së Veriut, që e kemi pasë në mes viteve 2006-2016, ku ka qenë Nikolla Gruevski dhe meqë i përcjelli në mënyrë profesionale zhvillimet, pushtetet populliste është shumë problem që të lëvizin pa konteste të mëdha”.
“Tek ne, në Maqedoni të Veriut u desh të krijoheshin konteste shumë të mëdha, që rrezikuan edhe sigurinë e shtetit dhe arriti që Gruevski të fitojë pas 10 vitesh me 40%, por ndryshuan rrethana të tjera. Po flasim për vitin 2016. Kurti po imiton Gruevskin dhe popullistët para tij, Vuçiqin në Serbi, Ramën në Tiranë. Pra, formë e funksionimit të popullizmit i cili pushtet është shumë problematik të lëvizet”, tha Ratkoeci në Rubikon në Klan Kosova.
Më tej, ai tha se Gruevski në Maqedoni të Veriut ka funksionuar ngjashëm si Kurti në Kosovë, ku tha se “ky luan me veriun dhe serbët, e ai luante me shqiptarët dhe Greqinë për shkak të emrit, por prapë i fitoi 40% të votave”.
The post Ratkoceri: Kurti funksionon sot si Gruevski dikur – ky luan me serbët e veriun, ai luante me shqiptarët e Greqinë appeared first on Klan Kosova.