Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Gjakovë.
Një i ri dyshohet se ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një fabrikë të tullave atje.
Viktima ishte dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Gjakovë fillimisht, ku më pas u transferua në QKUK.
Ai vdiq në orët e para të së dielës.
Policia ka dhënë detaje të reja për ngjarjen e rëndë.
“Mbrëmë është intervistuar një dëshmitar lidhur me rastin në fjalë. Deri në këtë fazë të hetimeve, nuk është arrestuar asnjë person. Hetuesit, në bashkëpunim me prokurorin kujdestar, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet hetimore të nevojshme”, deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësja rajonale e policisë Vlera Krasniqi.
Për rastin në fjalë Klan Kosova ka raportuar edhe pak më herët.
I riu në Gjakovë vdiq pasi u lëndua rëndë në një fabrikë të tullave
The post Rasti tragjik i të riut në Gjakovë, këto janë detajet e fundit appeared first on Klan Kosova.